Mbante rekordin Guinness/ Ngordh në moshën 31-vjeçare Bobi, qeni më i vjetër në botë
Qeni Bobi më i vjetëri në botë ngordhi në moshën 31 vjeç e 165 ditë. Mbajtësi i rekordeve Guinness Bobi, një race e pastër Rafeiro do Alentejo, ngordhi në shtëpinë e tij në Portugali.
Raca e tij ka një jetëgjatësi prej 12-14 vjetësh. Dhe , pronari i Bobit, Lionel Costa, jetëgjatësinë e qenit të tij ia atribuoi një sërë faktorësh, duke përfshirë të jetuarit e një jete të qetë në fshat, duke mos e lidhur kurrë me zinxhirë dhe duke ngrënë gjithmonë “ushqim që hanin vetë”.
Bobit i pëlqente të bënte shëtitje, por kohët e fundit ai kishte vështirësi të lëvizte. Por kohët e fundit qimet po i binin, shikimi po i dobësohej dhe shumicën e kohës ai e kalonte shtrirë- tha Costa.
Majin e kaluar pronari i qenit organizoi një festë ditëlindjeje, ku më shumë se 100 persona morën pjesë.
Bobi theu rekordin e mëparshëm që mbante qeni i një bariu australian që nga viti 1939, i cili kishte ngordhur në moshën 29 vjeç e 5 muaj.