Categories: LajmeSportFutboll

Mbape dhe Donaruma, rënia e yjeve

Yje që ngrihen dhe yje që bien në qiellin e Parisit. E mërkura nuk ishte vetëm nata e ngritjes të yjeve të rinj të La Masias, Kubarsi e Jamal, por edhe zbehja, qoftë edhe përkohësisht, e yjeve si Kilian Mbape e Xhanluixhi Donaruma. Pikërisht dy nga blerjet më të bujshme të Paris SG ishin ata që zhgënjyen më tepër në humbjen 3-2 me Barcelonën në takimin e parë çerekfinal në Champions League.

Mbape qëndroi i heshtur gjatë gjithë lojës dhe ishte dobët në të gjithë treguesit kyç. Dha pasime të gabuara, nuk rrezikoi asnjëherë me gjuajtje dhe u duk pa ide në duelet kundër Zhyl Kunde, që e futi në xhep gjatë gjithë mbrëmjes. Sigurisht që vëmendja e shtuar e mbrojtjeve kundërshtare për Mbape krijon avantazhe për të tjerët, siç ndodhi edhe mbrëmë, me Dembele e Barkola, por nuk është ky ndikimi që pritet nga një yll i kalibrit të tij. Mbetet fakti që kur pritej më tepër se kurrë, Mbape nuk u shfaq.

Ndërkohë që Donaruma u shfaq me të gjitha defektet e tij, ndonëse në këtë sezon nën drejtimin e Luis Enrikes është përmirësuar si pasues dhe kontrollues i hapësirës. Për fatin e tij të keq, anët e tij negative u shfaqën plotësisht kundër Barcelonës. Portieri italian gjykoi keq krosimin fillestar që çoi në golin e parë të Barcelonës, bëri një rivënie të gabuar që nisi aksionin e golit të dytë e më pas qëndroi si i ngrirë në golin e tretë, me topin e krosuar nga këndi që kaloi brenda zonës së tij. Donaruma bëri edhe dy tri pritje të mira për të cilat meriton elozhe, por portierit i mbahen mend gabimet dhe ato nuk ishin të pakta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dashamir Shehi rrëfen kulisat për koalicionin zgjedhor: Formula ime e mund Edi Ramën

Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH, drejtuar nga Sonila Agostini…

4 hours ago

Moti për sot me reshje shiu dhe shtrëngata

Për ditën e sotme moti do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme,…

5 hours ago

Lezhë- Tritol zyrës së noterit Fran Gjoni, vëllai i ish-gjyqtarit Gjin Gjoni

Një shpërthim ka tronditur Lezhën në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.…

5 hours ago

Marrëveshja për mineralet, Trump: Zelensky do të vizitojë të premten Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se homologu ukrainas Volodymyr Zelensky mund të vizitojë të…

5 hours ago

Arnautovic dhe Calhanoglu fundosin Lazion dhe i japin Interit gjysmëfinalen kundër Milanit

Në çerekfinalen e Kupës së Italisë, Interi mundi Lacion 2-0 në San Siro dhe kalon…

5 hours ago

Nations League për vajza, Shqipëria mundet nga Çekia

Shqipëria e vajzave luajti pasditen e sotme ndeshjen e dytë ndaj Çekisë, e vlefshme për…

5 hours ago

This website uses cookies.