Mbape ka thyer hundën, operohet në Spitalin e Dyseldorfit

Kilian Mbape ka thyer hundën! Kontrasti me Kevin Danso ka qenë fatal për sulmuesin e “trikolorëve” pasi brenda pak orësh i duhet që t’i nënshtrohet edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mbape është transportuar në Spitalin Universitar të Dyseldorfit ku edhe do të operohet.