Mbape vendos maskë, por UEFA e ndalon të luajë

Kilian Mbape është stërvitur ditën e djeshme me një maskë speciale, e cila i duhet për të mbrojtur frakturën e pësuar në hundë në ndeshjen kundër Austrisë.
Sipas UEFA-s me maskën e përdorur në stërvitje Mbape nuk do të ketë mundësi që të luajë sot kundër Holandës. Rregullorja në pikën e 42 flet qartë mbi këtë çështje pasi i ndalon lojtarët që të vendosin maska me shumë ngjyra gjithashtu nuk lejohet që të reklamohen logo apo simbolet e firmës prodhuese.