Mbape zyrtarizon “lamtumirën” e tij

Kilian Mbape e ka informuar Paris SG-në për vendimin e tij për t’u larguar nga klubi në fund të sezonit, raporton rrjeti prestigjioz “EuroSport”, duke iu referuar disa burimeve. Kontrata e 25-vjeçarit përfundon në verë dhe ai është përfolur shumë për një kalim tek gjigandja e La Ligës spanjolle, Reali i Madridit. Mbape ka fituar 5 tituj të kampionit të Francës me gjiganden pariziene, duke shënuar 243 gola në 290 ndeshje, që kur u largua nga Monako për në kryeqytet në shtator të 2017-ës.

Kontrata e Mbapesë me kampionen në fuqi të Ligës 1 skadon pas 30 qershorit dhe 25-vjeçari është përfolur prej kohësh për kalimin tek Reali i Madridit. Sipas medias sportive, “The Athletic”, Mbape has e ka informuar klubin për vendimin e tij, ndonëse ende nuk zgjidhur disa prej çështjeve që lidhen me largimin e tij.

Mediat franceze raportojnë se Viktor Osimhen, Rafael Leao dhe Kviça Kvaratskhelia janë në listën paraprake të Paris SG-së për ta zëvendësuar Mbapenë.

Ky lajm vjen vetëm një ditë pasi Kilian Mbape e udhëhoqi të mërkurën Paris SG-në drejt një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Real Sociedadit, në takimin e para të turit të 16-shes së Ligës së Kampioneve.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.