Kylian Mbappé është 26 vjeç dhe tashmë ka luajtur me lojtarët më të mëdhenj të futbollit. Që në moshë shumë të vogël, në kombëtaren franceze ai ndante dhomën e zhveshjes me disa nga futbollistët më të mirë në botë, e njëjta gjë te Paris Saint-Germain dhe tani te Real Madrid.
Por, ish-lojtari i Monakos dhe PSG-së nuk ka luajtur asnjëherë me Cristiano Ronaldon, idhullin e tij si fëmijë, siç e ka deklaruar disa herë edhe vetë sulmuesi francez.
“Sigurisht që do të më pëlqente të luaja me Cristiano Ronaldon, është gjithmonë bukur të luash me lojtarë të jashtëzakonshëm, si ai apo si Messi. Kur flasim për Cristiano, flasim gjithmonë edhe për Messin. Jam i lumtur sepse kam luajtur me shumë lojtarë të mëdhenj: Neymar, Pogba, Griezmann, Benzema…”, ka thënë Mbappe në një intervistë për BeIN Sports.
Mbappe kujton se ka luajtur edhe me Messin dhe i rikthehet dualitetit mes argjentinasit dhe Ronaldos: “Mendoj se do të ishte mirë të luaja me CR7, por tani do të jetë e vështirë. Kam luajtur kundër tij disa herë, ai është një legjendë. Unë kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Messin. Nuk e kisha menduar kurrë se do të luaja me të. Është po aq unik sa Ronakldo dhe mendoj se ndonjëherë ne e banalizuam atë që ata bënë. Ata janë legjenda të sportit”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi i Realit.
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…
Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…
Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…
This website uses cookies.