Mbappe i thotë lamtumirë PSG-së, detajet e kontratës me Realin

“Merci”. Faleminderit, në frëngjisht. Kështu, me një video në kanalet e tij sociale, Kylian Mbappé zyrtarizoi atë që të gjithë e dinin tashmë prej kohësh. Në fund të sezonit, sulmuesi francez do të largohet nga Paris Saint-Germain, pas shtatë sezonesh të shoqëruara me 255 gola në 306 paraqitje, ndër të tjera me fitoren e gjashtë kampionateve dhe katër Superkupave të Francës.

“Është viti im i fundit në Paris Saint Germain, nuk do të rinovoj dhe aventura do të përfundojë pas disa javësh. Të dielën do të luaj ndeshjen time të fundit në Parc des Princes. Ndjej shumë emocione për shumë vite në të cilat pata mundësinë dhe nderin të luaja për klubin më të madh francez që më lejoi të arrij këtë nivel”, ka deklaruar Mbappé.

Fati i tij? Edhe kjo, megjithëse praktikisht nuk tha asgjë për të, duket tashmë e shkruar. Real Madridi është duke e pritur atë. Mbappé ka firmosur tashmë kontratën me merengët. Një marrëveshje 5-vjeçare, pra deri në vitin 2029, me një pagë shumë të lartë, por jo monstruoze.

Mbappé, në fakt, duhet të fitojë rreth 20 milionë euro neto në sezon – 25 me bonuse – duke e vendosur atë pak më lart se niveli i lartë i Realit, i përfaqësuar nga pagat e lojtarëve si Kroos, Modric dhe Alaba, më të paguarit për momentin.

Sulmuesi francez do të marrë dhe një tarifë nënshkrimi prej rreth 50 milionë euro. Shumë, po, por shumë më pak se 130 që u ra dakord sezonin e kaluar. Një zgjedhje teknike gjithashtu, më shumë sesa ekonomike: duke rinovuar me PSG-në, Kylian do të kishte fituar shumë më tepër.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.