Mbappe: Jam tifoz i Milanit, në Itali luaj vetëm për kuqezinjtë

Kylian Mbappé i dërgon mesazhe dashurie Milanit. Kampioni francez, i cili kurrë nuk e ka fshehur pasionin e tij për ngjyrat kuqezi, foli për të ardhmen e tij, duke mos përjashtuar një kalim në Serinë A:

“Futbolli italian? Asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Gjithmonë kam thënë që nëse një ditë shkoj në Itali, do të shkoj te Milani”.

Që fëmijë kam qenë një tifoz i madh i Milanit dhe gjithmonë kam shikuar Serinë A, çdo ndeshje të Milanit. E gjithë familja ime është tifoze e Milanit!”, ka thënë sulmuesi francez gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve “European Global Soccer Awards”.

Në fund një falënderim për PSG, të cilën ai e lë në pritje të zyrtarizimit te Real Madrid: “Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që punojnë atje, ishte një mundësi fantastike. Kam kaluar shtatë vjet në këtë klub, ka trofe dhe gola, por në fund të fundit, marrëdhëniet që krijon me njerëzit kanë më shumë rëndësi.”

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.