Mbappe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me Realin

Kylian Mbappe do të konsiderohet një lojtar i Real Madrid duke filluar nga 1 korriku. Sipas spanjolles “Marca”, ylli francez, ka nënshkruar me Realin rreth dy javë më parë. Këta janë muajt e fundit që presidenti Al Kealifi mund të përfitojë nga dhuntitë e sulmuesit 25 vjeçar. Ndërsa Florentino Perez, ka arritur më në fund të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare për Mbapen, që skadon në vitin 2029.

Kylian tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij. Ai ia komunikoi vendimin e largimit të tij Al-Khelaifit të martën e kaluar në një atmosferë të përzemërt. Paga e fituesit të Botërorit, Rusi 2018, do të jetë e një niveli absolut, por jo larg asaj të emrave të mëdhenj të skuadrës si Kroos dhe Modric.

Gjermani merr 25 milion euro, ndërsa francezi mund të përfitojë deri në 26 milion euro, plus bonuset të lidhura me objektivat siç konfirmohet nga burime pranë negociatave. Pa harruar bonusin e nënshkrimit, të reduktuar tashmë në krahasim me 130 milionë eurot e rënë dakord në 2022.

Për prezantimin e Mbapesë te Reali i Madridit është përcaktuar data 15 korrik, një ditë pas finales së Euro 2024. Ndërsa kujtojmë se në 23 korrik Kilian duhet të jetë në Paris, sepse në 24 korrik, në kryeqytetin parizien nisin Lojërat Olimpike dhe sulmuesi kërkon të jetë protagonist aty. Në një kohë që pritet të inaugurohet edhe rinovimi i Bernabeut. Pra per Realin do të ketë dy festa gjatë muajit korrik.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.