Mbappe ka zgjedhur Realin, e konfirmon presidenti Florentino Perez

Kylian Mbappe do të veshë fanellën e Real Madrid sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që shkruan “FootMercato” në Francë, njoftimin e ka bërë vetë Florentino Perez, i cili në orët e fundit ka takuar lojtarët e tij, duke i njoftuar për ardhjen e afërt të fenomenit francez, i cili në verë do të transferohet në Spanjë.

Një lajm që numri një i klubit “merengues” donte t’i jepte vetë i pari skuadrës, e cila po përgatitet të mirëpresë një tjetër yll të ndritur, në një ekip që vazhdon të shtojë fenomene dhe që synon të rishkruajë shumë rekorde në historinë e futbollit spanjoll dhe atë të Realit të Madridit.

Kujtojmë që pak ditë më parë Kylian Mbappe njoftoi drejtuesit e PSG se nuk do të rinovonte kontratën dhe se në fund të sezonit do të largohej nga Parisi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.