Mbappe nuk rinovon me PSG, sulmuesi do vetëm Realin

Mbappe nuk rinovon

Mbappe nuk rinovon

Po afrohet merkato e janarit dhe nisin tashmë episodet e reja të telenovelës Mbappe-Real Madrid. A do të rinovojë kontratën e tij me Paris Saint-Germain sulmuesi francez?

Sipas “El Chiringuito”, ylli i parisienëve nuk ka ndërmend që të vazhdojë aventurën e tij në kryeqytetin francez, madje do të kërkojë largimin që në sesionin dimëror të merkatos. Sulmuesi është shumë më pranë Realit (krahasuar me 6 muaj më parë), klub që gjithmonë ka shfaqur interes për Mbappe.

Madrilenët nuk kanë ndërmend që të presin më gjatë dhe synojnë që të rrëmbejnë që në janar sulmuesin. Nëse nuk arrin që ta bindë të rinovojë, Paris Saint-Germain mund të marrë në konsideratë shitjen e sulmuesit, që të mos e lërë të lirë me parametër zero verën e ardhshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.