Mbappe: Ronaldo është një legjendë, por fiton Franca

Kapiteni i kombëtares franceze, Kylian Mbappé foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Portugalisë, e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2024. Sulmuesi i Realit i dedikoi disa fjalë të bukura Cristiano Ronaldos:

“Ai është unik, ka vetëm një. Unë dua të ndjek rrugën time, shpresoj të shkruaj një faqe të shkëlqyer në historinë e Real Madridit, por do të jetë një nder të krahasohem me të, të gjithë e dinë se çfarë admirimi kam për Ronaldon, por shpresojmë të fitojmë ”, tha ai.

Mbappé më pas shtoi: “Për çfarë e kam zili? Duhet të vlerësosh se çfarë është dhe çfarë ishte, ai është një lojtar unik. CV-ja e tij flet vetë. Kur luan kundër një ekipi si Portugalia është e vështirë të përmendësh vetëm një lojtar. Leao, Bruno, Bernardo janë të rrezikshëm, madje edhe ish-shokët e mi të PSG-së. Europiani është një kompeticion shumë i fortë. Ka vetëm skuadra të forta, janë detajet ato që vendosin ndeshjet. Duam të shkojmë në gjysmëfinale, jemi stërvitur dhe jemi gati për këtë sfidë”, përfundoi ai.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.