Categories: BotaLajmeSportFutboll

Mbappe ul pretendimet, ja sa do të fitojë francezi te Reali

Largimi nga Paris Saint-Germain nuk do të jetë çështje parash. Kylian Mbappé është gati të nisë një fazë të re të karrierës së tij duke pranuar të fitojë shuma më të ulëta se ato që merr aktualisht në kryeqytetin francez, ndonëse padyshim që flasim për një pagë të frikshme.

Sipas “As”, sulmuesi kërkon të paktën 50 milionë euro bruto në vit me një bonus nënshkrimi prej 120 milionë eurosh, të cilave duhet t’i shtohen bonuse të ndryshme. Paga e marrë aktualisht nga Mbappé, pas rinovimit në maj 2022, është 72 milionë euro bruto, të cilave ai i kishte shtuar një bonus prej 130 milionë eurosh për nënshkrimin e rinovimit dhe shtimin e bonuseve për çdo vit qëndrimi në Paris: 70 milionë euro për vitin e parë, 80 për të dytën dhe në fund 90 nëse do të kishte respektuar klauzolën e rinovimit të njëanshëm deri në vitin 2025.

Ish-lojtari i Monacos ka bërë një marrëveshje me Al Khelaifi, në të cilën ai merr përsipër t’ia zbulojë presidentit vendimin e tij para kujtdo tjetër. PSG mbetet e heshtur tani për tani dhe pret vendimin e golashënuesit më të mirë në historinë e klubit, duke shpresuar se do të vijë para majit, për të planifikuar më mirë sezonin e ardhshëm.

Është e qartë, megjithatë, se parisienët janë skuadra e vetme e aftë për të përmirësuar pretendimet ekonomike të Mbappe, por ata nuk do të negociojnë shifra mbi ato të rënë dakord në maj të dy viteve më parë: paga do të mbetet rreth 72 milionë euro.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.