Mbarështimi i gjelit të detit – Fermeri Ndoc Toma: Kanë mund për t’i rritur, kostoja e lartë

Ky është 74- vjeçari Ndoc Toma nga fshati Dajç i Lezhës, i cili prej 15 vitesh merret me mbarështimin e gjelave të detit.
Ndoci tregon se për të mbarështuar një gjel duhen 9 muaj, ndërsa kostoja për t’i rritur është e lartë dhe se ka një mund të madh.
Zona e Mabës dhe Dajçit në Lezhë njihen për gjelat cilësorë, të rritur në mënyrë organike, çmimi i të cilëve këtë vit varion 1000-1200 lekë kilogrami për një gjel.
Fermerët në këtë zone, çdo fundvit, në prag festash nisin shitjet e shpendit tradicional.
Fshatrat Mabë dhe Dajç vazhdojnë të jenë pa një treg dhe gjeli i detit shitet buzë aksit nacional Shkodër-Lezhë me shpresën se udhëtarët mund ta blejnë atë.