Lajme

Mbërrijnë fletët e votimit për diasporën. Ja si mund të votojnë emigrantët

Fletët e votimit për diasporën kanë mbërritur në Shqipëri, pasi u printuan në Slloveni.

Ato janë vendosur në ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë, ku në datë 9 prill KQZ do të nisë paketimin.

Por si do të votojnë emigrantët?

Zarfi do të shkojë në shtëpitë apo adresat e deklaruara të qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë jashtë vendit dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Zarfi B është zarfi i parë i cila ka një barkod që përmban shtetin ku ndodhet emigrant që do të ushtrojë të drejtën e votës dhe qarkun se ku do të numërohet vota.

Në brendësi të zarfit B qëndron zarfi A, njëkohësisht edhe një udhëzues i cili ju tregon të gjithë qytetarëve mënyrës se si vota e tyre të jetë e vlefshme.

KQZ këshillon të gjithë qytetarët që as në zarfin B as atë A, i cili përmban fletën e votimit, të mos lënë asnjë shënim pasi në këtë mënyrë vota e tyre do të jetë e pavlefshme.

Brenda zarfit A qëndron fleta e votimit, aty ku të gjithë qytetarët që jetojnë jashtë vendit do të mund te ushtrojnë të drejtën e votës.

Që vota e tyre të jetë e vlefshme, në rastin më të mirë do të duhet të votojë partinë ose kualicionin që dëshiron dhe nga ana tjetër, në listë të hapur të votojë kandidatin i cili i përket këtij kualicioni apo këtij subjekti politik.

Në raste të tjera kur vota sërish mund të konsiderohet e vlefshme është kur qytetari voton vetëm partinë apo kualicionin që dëshiron dhe nuk ka një kandidat të preferuar.

Një tjetër mundësi që vota të jetë e vlefshme është votimi i vetëm të kandidatit të preferuar.

Sipas afatit zyrtar, çdo zarf që mbërrin pas orës 19:00 të datës 11 maj nuk do të numërohet.

KQZ bën me dije se fletët e votimit do të mbërrijnë në Europë nga data 15 prill deri në 22 prill, ndërsa në kontinentet e tjera nga 15 deri 25 prill.

Blerti Delija

Recent Posts

Kallas mbërrin sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Begajn

Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në BE, Kaja Kallas mbërrin pasditen…

1 hour ago

Arsenali pret Madridin, Arteta: Ançeloti frymëzim, presim prej vitesh këtë moment!

Mikel Arteta është gati për ndeshjen me Realin e Karlo Ançelotit. Sipas teknikut spanjoll, rivalët…

1 hour ago

Kurti nis takimet konsultative për krijimin e qeverisë së re, ftesë kreut të LDK, Lumir Abdixhikut

Kryeministri Albin Kurti ka nisur takimet konsultative me qëllim konstituimin e plotë të Kuvendit e…

2 hours ago

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, Hasani: Dëshmi e marrëdhënieve mes dy vendeve

Inaugurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Ulqin, në praninë e Ministrit për Evropën dhe…

2 hours ago

Humbja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Trajnerët e futbollit Duli, Doçi dhe Mani, kritika kuqebluve

Humbja e Vllaznisë në transfertën ballshiote 1-0, është analizuar menjëhërë pas përfundimit të ndeshjes në…

2 hours ago

Dita Botërore e Shëndetit – Vetë qytetarët pohojnë se ka një ndërgjegjësim të shtuar për kontrolle

Vitet e fundit, qytetarët shkodranë thonë se ka patur një rritje të ndërgjegjësimit të popullatës…

2 hours ago

This website uses cookies.