Mbërrijnë në Shkodër 5 autoambulanca të reja/Dhurimi nga “Islamic Relief”, shpërndarja pritet të bëhet nga fundi i dhjetorit

Së shpejti flotës së autoambulancave të Qarkut të Shkodrës pritet ti shtohen 5 autoambulanca moderne me zero kilometra, prodhim i vitit 2023. Ato tashmë kanë mbërritur në Shkodër.Janë autoambulanca moderne të pajisura me mjetet jetë-shpëtuese, defribilator, bombula oksigjeni dhe aspirator. Dhurimi i tyre është bërë nga Organizata Humanitare Ndërkombëtare “Islamic Relief” dhe secili automjet kap vlerën e 7.3.milion lekëve të reja.Me këtë investim për përforcimin e flotës së autoambulancave do të fuqizohet kështu sistemi shëndetësor dhe do të përmirësohet koha e pritjes së urgjencës dhe cilësia e shërbimit. Këto autoambulanca do të shpërndahen në spitalet rajonale të Qarkut të Shkodrës, për të përmirësuar kapacitetet aktuale. Në total janë 7 të tilla të dhuruara , 5 prej të cilave për qarkun e Shkodrës dhe dy të tjera në Peshkopi dhe në Gramsh. Nga 5 që përfiton qarku i Shkodrës dy autoambulanca do ti dhurohen Spitalit të Shkodrës, 1 Spitalit të Koplikut, 1 Vau Dejësit dhe 1 autoambulcancë do të shkojë për Spitalin e Pukës.Shpërndarja e tyre pritet të bëhet diku nga fundit i Dhjetorit, para Bashkisë Shkodër përmes një ceremonie zyrtare ku mendohet se do të jetë e pranishme edhe Ministrja e Shëndësisë.Me shtimin e numrit të autoambulancave tashmë do të jetë më e lehtë shpejtësia për të gjithë thirrjet për shpëtimin e jetëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

6 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

6 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

6 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

7 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

7 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

7 hours ago

This website uses cookies.