Aktualitet

Mbërrijnë sot në Shqipëri 45 oficerët e parë italianë që do mbikëqyrin kampin në Gjadër

Mbërrin sot në Shqipëri kontingjenti italian që do të mbikqyrë sektorin e të burgosurve në të dy qendrat e paraburgimit në dy kampet e ngritura për pritjen e emigrantëve, në Gjadër dhe Shëngjin, në bazë të marrëveshjes Itali-Shqipëri.

Kontigjenti i parë prej 45 personash, përfshirë polici, karabinierë dhe policinë financiare, do duhet të zbatojnë rregullat e përcaktuara disa javë më parë, përfshirë këtu edhe mënyrën e sjelljes me gratë shqiptare, porositë në bare e restorante, qasjen ndaj qytetarëve, etj,.

Guida me 14 pikat e përcaktuara për 45 oficerët e parë të policisë italiane që do mbërrijnë në Shqipëri këtë të martë (20 gusht),  u publikuar më 6 gusht nga La Repubblica.

Oficerët italianë janë këshilluar që të kenë kujdes kur flasin, pasi sikurse iu është komunikuar gjatë trajnimit, pothuajse të gjithë shqiptarët kuptojnë gjuhën italiane.

Një tjetër pikë e cila nënvizohet në dokumentin e publikuar nga media italiane, është udhëzimi mbi mënyrën e qasjes nga grave shqiptare. Oficerët italianë janë udhëzuar të mos komunikojnë me gratë shqiptare, pasi mund të hasen në konflikte me bashkëshortët e tyre.

Si fillim, “shmangni qasjen ndaj grave shqiptare. Një burrë që e sheh gruan e tij të kuruar nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq”. Dhe ndërsa jemi në të, duke qenë se këta janë “një popull modest, lakuriqësia apo veshja e papërshtatshme në publik nuk është e mirëseardhur””, nënvizohet në dokument.

“Konsumimi i kafe nuk është në banak por vetëm ulur”, “Në restorante, rrini në menu, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura”. Dhe, në fund, rekomandimi i rekomandimeve: “Kini kujdes se si flisni… pothuajse të gjithë shqiptarët dinë italisht”.

45 oficerë italianë, mes të cilëve edhe një menaxher, do të mbikëqyrin një maksimum prej 20 emigrantësh që do mbërrijnë në Shqipëri.

Në 6 nëntor, në vizitën e kryeministrit shqiptar në Itali u firmos marrëveshja për emigrantët.

Kujtojmë se marrëveshja mes Ramës dhe Melonit parashikon që emigrantët, të cilët mbërrijnë në Itali, të kthehen në Shqipëri dhe të qëndrojnë aty derisa vendi fqinj të përcaktojë nëse ata do të kthehen në vendin e origjinës apo do t’u pranohet kërkesa për azil.

Marrëveshja me Italinë u bllokua fillimisht nga deputetët e opozitës të cilët e çuan në Gjykatë Kushtetuese me pretendimin se kjo marrëveshje shkelte territorin juridik shqiptar.

Në 29 janar, me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese i hapi dritën jeshile ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes për emigrantët.

Në 15 shkurt të këtij viti, Marrëveshja për Emigrantët u miratua nga parlamenti italian me shumicë votash dhe 7 ditë më vonë, marrëveshja u ratifikua edhe në parlamentin shqiptar me 77 vota pro.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nga Allegri te Conte, 4 kandidatë për stolin e Juventusit

Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…

14 hours ago

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…

14 hours ago

Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…

14 hours ago

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta është shembulli i historisë frymëzuese të integrimit në shtetin belg

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…

14 hours ago

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

14 hours ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

14 hours ago

This website uses cookies.