Mbërrin në Portin e Shëngjinit anija e parë me emigrantët nga Italia

Ka mbërritur në portin e Shëngjinit kontingjenti i parë me emigrantë.

Sipas mediave italiane, në bordin e saj janë 16 persona, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti. Ata ndodheshin në disa gomone të vogla të nisura nga brigjet libiane dhe u kapën mbrëmjen e së dielës në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane. Këta të fundit i transferuan emigrantët në anijen e marinës ushtarake “Libra”.

Në bordin e saj, emigrantët iu nënshtruan një kontrolli paraprak për të verifikuar nëse i plotësonin kërkesat e paracaktuara: të jenë meshkuj, të ardhur nga vende të sigurta dhe jovulnerabël.

Qendrat në Shëngjin dhe Gjadër, që duhet të ishin hapur që më 20 maj, u vunë në funksion javën e kaluar. Marrëveshja e nënshkruar nga  kryeministrat Rama dhe Meloni vitin e kaluar synon të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore, të parandalojë flukset e parregullta migratore dhe të mirëpresë vetëm ata që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.