Ka mbërritur në portin e Shëngjinit kontingjenti i parë me emigrantë.
Sipas mediave italiane, në bordin e saj janë 16 persona, 10 nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti. Ata ndodheshin në disa gomone të vogla të nisura nga brigjet libiane dhe u kapën mbrëmjen e së dielës në ujërat ndërkombëtare nga autoritetet italiane. Këta të fundit i transferuan emigrantët në anijen e marinës ushtarake “Libra”.
Në bordin e saj, emigrantët iu nënshtruan një kontrolli paraprak për të verifikuar nëse i plotësonin kërkesat e paracaktuara: të jenë meshkuj, të ardhur nga vende të sigurta dhe jovulnerabël.
Qendrat në Shëngjin dhe Gjadër, që duhet të ishin hapur që më 20 maj, u vunë në funksion javën e kaluar. Marrëveshja e nënshkruar nga kryeministrat Rama dhe Meloni vitin e kaluar synon të luftojë trafikimin e qenieve njerëzore, të parandalojë flukset e parregullta migratore dhe të mirëpresë vetëm ata që kanë të drejtën e mbrojtjes ndërkombëtare.
E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…
Paraqitja e ofruar në ndeshjen kundër Xhenoas duke se ka bindur Simone Inzagin për t’i…
Në një botë ku teknologjia shpesh dominon dhe shpejtësia e informacionit është më e rëndësishme…
Bashkia Shkodër po investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…
Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…
Ky dimër ka qënë i vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…
This website uses cookies.