Categories: AktualitetLajme

Mbështetësit e Berishës tentojnë hyrjen në Parlament, përplasen me Policinë

Me thirrjet “Hajdut”, “Poshtë qeveria”, duke hedhur molotov e duke djegur goma është zhvilluar sot (6 qershor) protesta e opozitës kundër qeverisë.

Mbështetës të Rithemelimit të pozicionuar para Parlamentit bënë thirrje që qytetarët të ngrihen për të rrëzuar regjimin, ndërsa hodhën shishe, mollë e vezë në drejtim të efektivëve.

Protestuesit tentuan të çajnë kordonin e sigurisë dhe të futen brenda në Parlament, për të përballur kryeministrin Edi Rama, për ta çuar para drejtësisë.

“Shtyni të çlirojmë parlamentin. Ata nuk janë më të fortë se ne, dhe as më të guximshëm se ne. Ne jemi bijtë e shqiponjave, jemi luanët e Sali Berishës. Shtyni përpara. Shtyni të merrni narko-trafikantin e ta çojmë para drejtësisë. Policia po fiton territor mbi ne, është e papranueshme, është e drejta jonë. Shqiptarët janë këtu. Nuk ka regjim policor të ndalë shqiptarët. Nuk kanë për t’ia dalë mbanë. Ky pushtet na mban në burg. Edi Rama ka shpopulluar 1 milionë banorë. Kriminelët në Shqipëri janë investitorë strategjik dhe po marrin çdo pëllëmbë të tokës së shqiptarëve. Jemi këtu deri në shporrjen e këtij regjimi.

Drejtësia në Shqipëri drejtohet nga Kryeministri. Krimi i lidhur me pushtetin.

Shqiptarët nuk kanë luksin të rrinë më këtu. Familjet shqiptare po ikin dita-ditës. Fermerët sot janë drejt falimentimit. Qumështi në Shqipëri është më i shtrenjti në Europë”, tha një nga protestuesit.

Mbështetësit e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë me thirrjen “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do” kërkuan “shporrjen e narkoshtetit”.

“Duhet të bëheni bashkë për të gjitha kauzat për të shporrur narko-shtetin.

Do rrimë këtu deri sa të arrijmë fitoren. Poshtë diktatura!” tha një tjetër protestues.

Protesta e sotme e organizuar në kuadër të emisioneve të Rai3 për marrëveshjen mbi emigracionin mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare, nxori në terren 400 efektivë të Policisë së Shtetit për të garantuar mbarëvajtjen e këtij tubimi.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

2 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

2 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

2 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

2 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

3 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

3 hours ago

This website uses cookies.