Mbështetja ndaj Ukrainës, Kamerun shmang Bajden, takohet me Donald Tramp

Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Kamerun (Cameron) ka zhvilluar bisedime me kandidatin republikan presidencial Donald Tramp (Trump) në lidhje me mbështetjen e SHBA-ve ndaj Ukrainës dhe avancimin e një pakete të re që mbahet në Kongres.

“Përpara vizitës së tij në Uashington, sekretari i jashtëm do të takohet me ish-presidentin Trump sot në Florida. Është praktikë standarde që ministrat të takohen me kandidatët e opozitës si pjesë e angazhimit të tyre rutinë ndërkombëtar”, bëri me dije një zëdhënës i Zyrës së Jashtme.

Diskutimi i Cameron me kandidatin republikan presidencial, që besohet të jetë takimi i parë i tillë nga një ministër i lartë i Mbretërisë së Bashkuar me Tramp që kur ai la detyrën, mbuloi Ukrainën, luftën në Gaza dhe të ardhmen e NATO-s.

Tramp ka shprehur vazhdimisht dyshime për ndihmën për Ukrainën dhe ka vënë në pikëpyetje angazhimin e Amerikës ndaj NATO-s, aleancës ndërkombëtare të cilën SHBA-ja është zotuar ta mbrojë kur është e nevojshme.

Në vizitën e tij në Uashington, Kamerun do të paralajmërojë se suksesi i Kievit në mposhtjen e Rusisë është “jetik për sigurinë amerikane dhe evropiane” pasi ai u kërkon ligjvënësve të miratojnë ndihmën e mëtejshme “urgjente” për vendin.

Ai do të zhvillojë bisedime me homologun e tij amerikan, Entoni (Antony) Blinken, këshilltarin e sigurisë kombëtare, Xheik (Jake) Sullivan dhe udhëheqësin republikan të Senatit, Mitç Mek Konell (Mitch McConnell) dhe shpreson të takohet me kryetarin e Dhomës, Majk Xhonson (Mike) Johnson, kolegët e të cilit po pengojnë votimin për një shtesë prej 60 miliardë dollarë (47 miliardë £) ndihmë për Ukrainën. Në vizitën e Kamerun, nuk planifikuar asnjë takim me presidentin amerikan Xho Bajden (Joe Biden).

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.