Nafta për bujqësinë dhe mbështetja e drejtpërdrejtë e subvencionit të naftës do të vijojë me të njëjtat kritere, por me një ndryshim thelbësor këtë vit. Shpërndarja e naftës nuk do të bëhet me bidona apo nëpërmjet kartës, por me kalimin e lekëve në llogari.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Arjan Jaupllari, bëri të ditur se ky vendim u mor duke u mbështetur në kërkesën e fermerëve.
“Kjo ishte një kërkesë e fermerëve dhe ne gjithmonë marrim parasysh kërkesat e fermerëve për shkak të problematikave që ka pasur shpërndarja nëpërmjet kartave dhe marrja e naftës me bidona dhe në kohën më të ndjeshme të fundit të vitit. Kërkesa e fermerëve tanimë është plotësuar dhe sasia e naftës s’do ndryshojë, kriteret nuk do ndryshojnë, vetëm fermerëve do iu shkojë ajo sasi nafte e konvertuar në lekë. Kjo nuk është sepse fermerët abuzojnë, por kjo është një ndihmë për ta sepse fermerët përsëri naftën me lekë do ta blejë, por mund të kenë edhe mundësi tjetër që në momentin që mund të marrin ndonjë lekë borxh, prandaj mund të ua bëjnë traktoristët punën, pasi lekët i kanë të garantuara që do më japë shteti. Nuk mund të ketë abuzime se lekët do kalojnë në numrin e llogarisë së fermerëve”, tha Jaupllari në një intervistë në media.
Të enjten Këshilli i Ministrave miratoi Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2024, me 8 masa mbështetëse për më shumë përfitim financiar për fermerët aplikues.
Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…
“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…
Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…
Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…
Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…
This website uses cookies.