Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Luksenburg, ka zhvillua një takim me presidenten e Bankës Europiane të Investimeve (BEI), Nadia Calvino.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama bënë me dije se gjatë takimit është diskutuar në lidhje me mbështetjen financiare e teknike për Shqipërinë dhe rajonin.
Më herët, kryeministri Edi Rama foli në panelin “Rruga drejt zgjerimit” mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në BE.
“Në Bankën Europiane të Investimeve për të rritur mbështetjen financiare e teknike ndaj Shqipërisë dhe rajonit, si edhe në panelin e organizuar nga BEI për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, ku Shqipëria ishte e ftuar si një shembull suksesi e këtij procesi në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh kryeministri Rama.
Gjatë vizitës në Luksenburg, Rama është pritur nga kryeministri i Luksemburgut, Luc Frieden, të cilin e konsideroi një mbështetës të vendosur të integrimit të Shqipërisë në BE.
Rama tha se gjatë takimit me kryeministrin Frieden ndër të tjera ranë dakord për zbatimin e marrëveshjes së heqjes së tatimit të dyfishtë pas daljes së Shqipërisë nga lista gri, si dhe folën për rritjen e mëtejshme të numrit të turistëve luksemburgezë në Shqipëri.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.