Qeveria do të rrisë mbështetjen financiare për personat me aftësi të kufizuar, të grupit para dhe tetraplegjik.
Rritja do të fokusohet në paketën higjeno-sanitare. Gjithashtu, do të ofrohet mbështetje për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara, të cilëve do t’u paguhet paga dhe sigurimet shoqërore.
Në Shkodër, përfitues do të jenë mbi 400 persona me aftësi të kufizuar, bëri të ditur kryetari i Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve, Sajmir Beqiri.
Sajmir Beqiri, kryetar i Shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve, theksoi se kjo kategori ka nevojë për mbështetje të mëtejshme për të lehtësuar jetën e tyre dhe për t’i ofruar mundësi më të mira integrimi në shoqëri.
Në buxhetin e vitit 2025 parashikohet rritja e mbështetjes për paketën higjeno-sanitare në 20,000 lekë/muaj. Po ashtu, do të realizohet indeksimi i pagesave për invalidët e punës, zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore, si dhe implementimi i figurave të reja profesionale, si Ndihmësit Personalë dhe Operatorët Social-Shëndetësorë.
Liverpool fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e javës së 26-të të Premier League,…
Lara Colturi e ka mbyllur fundjavën në Sestriere në vendin e 13-të në Sllallomin e…
Shqipëria në basketboll për meshkuj ka fituar ndeshjen e fundit në grupin C ndaj Austrisë…
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti…
Friedrich Merz, i cili udhëhoqi Unionin e tij Kristian Demokrat të qendrës së djathtë (CDU)…
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
This website uses cookies.