Mbështetje financiare për Qarkun Shkodër / Fondi për vijimin e ofrimit të shërbimeve të përkujdesit shoqëror

Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë dritën jeshile edhe për vitin 2025, kërkesës së Këshillit të Qarkut Shkodër për vijimin e mbështetjes financiare të ofrimit të shërbimeve të specializuara të përkujdesit shoqëror, për 3 qëndra të shërbimit rezidencial.
Ka qënë kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, që ka bërë të ditur një fakt të tillë, duke sqaruar qëndrat përfituese dhe shumat përkatëse që do të mbështeten për vijimin e ofrimit të këtyre shërbimeve jetike, për personat me aftësi të kufizuara.
Ndou ka shtuar se institucioni që ai drejton do të vijojë të jetë mbështetës i çdo nisme për këtë shtresë.
Kjo mbështetje e vazhdueshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe angazhimi i Këshillit të Qarkut Shkodër janë një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës për personat me aftësi të kufizuara, duke garantuar që ata të kenë mundësi të barabarta për kujdes dhe shërbime të specializuara.
Kjo infrastrukturë mbështetëse do të vazhdojë të luajë një rol kyç në forcimin e integrimit social dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për këta individë të rëndësishëm për shoqërinë tonë.