Mbështetje për peshkatarët / Beci dhe Denaj nga Shiroka: Praktikat e paligjshme të marrin fund
Praktikat e jashtëligjshme të peshkimit në Liqenin e Shkodrës duhet të marrin fund. Kjo ka qënë deklarata e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci gjatë takimit të mbajtur nga Ministria e Bujqësisë me peshkatarët në zonën e Shirokës. Kryebashkiaku Beci evidentoi rëndësinë që mbart Liqeni i Shkodrës për zhvillimin ekonomik të zones, por edhe si një pasuri e çmuar për të gjithë vendin. Ai renditi disa prej problematikave dhe kërkoi që organizata e Peshkimit përvec shfrytëzimit duhet edhe të mbrojë këtë liqen.
Ky takim shënoi edhe vizitën e parë të ministres së Bujqësisë, Anila Denaj, e cila e nis nga Shkodra detyrën. Ajo garantoi mbështetje nga qeveria për peshkatarët e zones, por edhe koordinimin e të gjithë institucioneve për ruatjen e resurseve të Liqenit të Shkodrës.
Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, garantoi së bashkëpunimi mes Qeverisë dhe Bashkisë do të jetë efiçent në zgjidhjen e problemeve që ka komuniteti i peshkatarëve dhe nuk do të tolerohet asnjë paligjmëri.
Gjatë kësaj vizite të pranishmit kanë vizituar edhe qëndrën e ankandit të peshkut pranë Organizatës së Memanxhimit të Peshkimit në zonën e Shirokës.