Mbështetje për zgjerimin e pemëtoreve, AZHBR përmes IPARD II ka nënshkruar 40 kontrata
Mbështetja përmes Skemës Kombëtare dhe investimeve nga programi IPARD, kanë nxitur fermerët në zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella me pemë frutore.
Prodhimi vendas i pemëve frutore ka ardhur duke u rritur nga njëri vit në tjetrin, ku sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, për vitin 2022, prodhimi arriti në 295,428 ton. Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore është në qarkun e Korçës, duke u pasuar nga qarku i Elbasanit dhe ai i Fierit.
AZHBR përmes programit IPARD II ka nënshkruar 40 kontrata për rritjen e sipërfaqes së mbjelljeve për pemëtoret, duke investuar në mekanikë bujqësore, rrjeta antibreshër, si edhe pajisje të tjera ndihmëse për kryerjen e shërbimeve cilësore.
Si rezultat, kemi rritje të rendimentit dhe standardeve për prodhimin e frutave të ndryshme, kryesisht agrumeve, mollëve, nektarinave, si edhe pemëve arrore, të destinuara për tregun vendas, por edhe për eksport.