Mbetje inerte në rrugën Tepe-Ajasëm, banorët vijojnë të ndotin mjedisin

Hedhja e inerteve jo në vende të caktuara konsiderohet si krim mjedisor pasi pasojat janë të rënda në mjedis. Një zonë problematike mbetet ajo në rrugën Tepe-Ajasëm. Kjo zonë po përdoret për depozitim të inerteve të ndryshme të dala nga punime apo rikonstruksione objektesh.

Edhe pse në disa raste ka patur premtime se personat që ndotin ambjentin  duke hedhur inerte do të ndëshkohen me masa administrative gjobë, sporadike kanë qenë rastet kur personat e papërgjegjshëm janë përballur me ligjin. Ndërkohë aksionet e Bashkisë gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar për pastrimin e hotspoteve dhe vendgrumbullimeve ilegale të mbetjeve të ndryshme të krijuara prej kohësh, kryesisht në zonat periferike dhe në njësitë administrative . Bashkia Shkodër gjithashtu i bën thirrje banorëve dhe bizneseve të zonës, të mbajnë pastër ambientin ku ata jetojnë dhe banojnë, duke hedhur mbetjet vetëm në pikat e miratuara nga Bashkia.

Kjo rrugë e cila ndodhet nën mbretërinë  e këtyre inerteve është shumë e rëndësishme për lehtësimin e trafikut në qytet, si dhe lidh me njëra-tjetrën dy lagjet më të vjetra të Shkodrës , Ajasmën me Tepen.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.