Mbetjet bllokojnë kanalin / Fshati Mali Hebe mbetet pa vaditje
Hedhja e mbetjeve plastike, vend e pa vend, vazhdon të mbetet një problem shqetësues. Si pasojë e mungesës së një pastrimi, kanali vaditës në fshatin Mali Hebe në Njësinë Administrative Bërdicë, është shndërruar një kolektor të madh mbetjesh. Në mungesë të kontenierëve për hedhjen e mbeturinave banorët shpesh detyrohen që mbeturina të shumëllojshme t’i depozitojnë në këtë kanal, si rrugën më të shkurtër. Aty gjen qese të shumta, bidona plastikë dhe bimësi, të cilat lundrojnë nëpër këtë kanal tepër të domosdoshëm për fermerët, pasi ka një gjatësi të konsierueshme.
Bashkë me mbetjet plastike, banorët jashtë kameras shprehen se uji i kanalit sjell kafshë të ngordhura, duke rrezikuar të kthehet në një vatër infeksioni.
Edhe pse kjo situatë është e përsëritur shpesh herë, nuk ka marrë zgjidhje për banorët.