Mbetjet inerte pranë urës së Vrakës, mbeturinave herë pas here iu vihet flaka duke ndotur ambientin
Mbeturinat vijojnë të jenë problem pranë segemtitin rrugor Shkodër-Koplik.
Hedhja e inerteve jo në vende të caktuara konsiderohet si krim mjedisor, pasi pasojat janë të rënda në mjedis. Një zonë problematike mbetet ajo tek ura e Vrakes, pranë shinave të trenit.
Kjo zonë është përdorur për depozitim të inerteve të ndryshme të dala nga punime apo rikonstruksione objektesh. Jashtë kameras, banorët e kësaj zone thonë se aty depozitohen edhe mbeturina që herë pas here iu vihet flaka.
Ky fenomen vërehet në shumë zona periferieke ku qindra ton inerte janë hedhur në mënyrë të jashtëligjshme.
Më shqetesuese situata paraqitet pranë brigjeve të lumejve duke u bërë kështu edhe shkaktar i shumë problematikave, siç jane devijimi i rrjellës së lumit apo përmbytejtet e shpeshta që përfshijne zonat pranë lumejve