Mbetjet inerte, problemi vijon/Fushat në Juban të Gurit të Zi janë kthyer në vend depozitimi mbetjesh

mbetjet foto
Në fshatin Juban të njësisë Gur i Zi prej shumë kohësh disa prej fushave të kësaj zone janë kthyer në vend depozitimi mbetjesh.
Thuajse çdo ditë në këtë zonë shkarkohen materiale inerte dhe urbane duke ndotur ambjentin .
Banorët jashtë kamerave thonë se aty hidhen mbeturina vazhdimisht, pa u penguar nga askush.
Megjithëse ka një kuadër të mirë ligjor, Shqipëria edhe sot e kësaj dite, nuk i ka dhënë një zgjidhje përfundimtare menaxhimit të mbetjeve të të gjitha llojeve.
Kjo situatë vërëhet edhe në disa zona të tjera kryesisht në zonat periferike dhe në brigjet e lumit Kir, ku mbeturinat e hedhura kanë ndotur zonën bëhen problem edhe sa i takon përmbytjeve pasi ndikojnë në ndryshimn e rrjellës së lumit.