Mbetjet në Shkodër- Hani i Hotit, Bashkia Malësi e Madhe: Kemi vendosur kosha, i kanë dëmtuar qytetarët

Situata e mbeturinave në fshatin Boriç i Madh, në bashkinë Malësi e Madhe, vijon të jetë një problem shqetësues. Kjo zonë është e ekspozuar edhe në sytë e turistëve, pasi është pjesë e aksit Shkodër-Hani  i Hotit.

Situata bëhet më e rëndë gjatë stinës së verës, ku temperaturat rriten ndjeshëm, ndaj banorët të cilët janë të detyruar të përballen çdo ditë me këtë situatë shprehen të shqetësuar, pasi prania e mbetjeve mund të kthehet në burim infeksioni për ta.

Ndërkohë, nënkryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, Sytki Ndrecaj, thotë për RTSH- së, bashkia disa herë ka kryer pastrimin e zonës dhe ka vendosur kosha për hedhjen e mbeturinave, por ato kosha janë dëmtuar nga njerëzit e papërgjshëm.

Nga situata e krijuar me mbetjet përgjatë rrugës Shkodër-Hani i Hotit vihet re edhe mungesa e ndërgjegjësimit të banorëve, të cilët hedhin mbetjet kudo në rrugë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

16 minutes ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

17 minutes ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

19 minutes ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

12 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

12 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

12 hours ago

This website uses cookies.