Mbetjet rrezik për epidemi, përroi i Gurit të Zi i ndotur, kryetari i fshatit: Të ndërhyhet sa më shpejt
Përroi që përshkon Gurin e Zi, është tejet i ndotur, madje së fundmi është kthyer në rrezik epidemie për banorët. Në të gjithë gjatësinë e tij, është mbushur me mbeturina të ndryshme, ndërsa të gjitha fekalet shkarkohen në brendësi të tij. Banorët që kanë ngritur shtëpitë e tyre pranë përrroit, duke harruar që janë edhe vetë ndotës, kërkojnë me ngulm pastrimin e tij.
Përrenjtë e fshatrave dhe kanalet ndër vite kanë rënë pre e ndotjes ambientale. Pra këtij fenomeni nuk i ka shpëtuar as përroi i Gurit të Zi, i cili është shënjëstruar si vendqëndrim i mbeturinave.