U bë një kohë e gjatë që mbetjet inerte janë rikthyer pranë “Varrezave të Dëshmorëve” në periferi të Shkodrës, gjë e cila është një problem shqetësues për banorët.Fillimisht banorët e kësaj zone u liruan nga shqetësimi disavjeçar i djegies së qindra tonëve mbeturina ditore të qytetit të Shkodrës që shkarkoheshin në këtë ambjent, por tashmë ky fenomen është duke u bërë një problem serioz për ta.Përveç rrezikut që përballen banorët nga prania e mbeturinave, aty ndodhen edhe varrezat e dëshmorëve të atdheut duke treguar një mungesë respekti totale për kontributin e atyre të cilët prehen në atë vend. RTSH kontaktoi me zyrën e medias pranë Bashkisë Shkodër e cila tha se përgjegjësia është e IKMT Rajoni Shkodër, ndërsa të kontaktuar, këta të fundit ia kalojnë topin qeverisjes vendore.
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
Në hollin e Rektoratit të UNISHK, studentët e vitit të parë të degës “Pikturë Grafikë”…
Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë…
Seksioni i Krimeve Ekonomiko-Financiare referoi materialet në prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas…
Anemia nga mungesa e hekurit lidhet drejtpërdrejtë me mungesën e hekurit në trup. Mungesa e…
This website uses cookies.