Mbetjet urbane, situata vijon të jetë e njëjtë prej disa vitesh në fshatin Boriç i Madh
Në fshatin Boriç i Madh në bashkinë Malësi e Madhe, mbeturinat vijojnë të mbetet një problem i pa zgjidhur. Pamja që të ofrohet është mjaft shqetësuese.
Një situatë e tillë tregon mosmenaxhimin e duhur nga institucionet përgjegjëse të mbetjeve në këtë zonë, por edhe mungesën e ndërgjegjësimit të banorëve, të cilët vijojnë të ndotin ambjentin.
Shpesh herë kjo problematikë është trajtuar në kronikat televizve, por deri tani situata vijon të jetë e njëjtë.