Mbeturina drejt Hanit të Hotit/Bashkia e Malësisë së Madhe ndërhyn duke pastruar territorin

Prej vitesh disa segmente të rrugës nacionale Shkodër-Hani i Hotit janë kthyer në vendgrumbullime mbeturinash. Situata nuk duket aspak normale kur në këtë aks futen turistë nga vende të ndryshme të Europës. Kontakti i parë me vendin tonë janë mbeturinat dhe mbetjet inerte si në këtë zonë që i përket fshatit Boriç i Madh.Ky është një banor që po i shkarkon mbetjet me karrocë në kanal, sepse aty nuk ka asnjë kazan mbeturinash.Pasi u vunë në dijeni për prezencën e medias, në atë zonë menjëherë mbërritën mjetet e pastrimit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, të cilët nisën pastrimin e zonës nga mbeturinat.Një ndotje të madhe, përveç papërgjegjshmërisë së banorëve, krijojnë dhe kalimtarë të cilët hedhin nga makinat dhe autobusët mbeturina të ndryshme.