Mbeturina rrugës për Velipojë, gjatë sezonit turistik dëmtohet imazhi

Kur na ndajnë edhe 2 muaj nga nisja e sezonit turistik, shumë zona vuajnë nga një problem i madh siç është ndotja nga mbeturinat.
Në fshatin Trush, rrugës së Velipojës këto mbeturina qëndrojnë prej shumë vitesh aty, dhe si zgjidhje për t’u asgjësuar është parë e arsyeshme djegia e tyre në pjesën më të madhe të rasteve.
Kjo gjendje e krijuar, ka shkaktuar një ndotje të ambientit, pasi sapo afrohesh në zonën në fjalë, era e rëndë e mbetjeve është e padurueshme. Nga ana tjëtër institucionet përgjegjëse është e mira që të inspektojnë zonën në fjalë dhe të marrin masa të menjëhershme për pastrimin e mbetjeve të ndryshme në rrugën e Velipojës, e cila gjatë sezonit turistik ka një qarkullim të madh lëvizje dhe nuk është një imazh aspak i mirë në sytë e të gjithëve.