Disa muaj më parë Bashkia e Shkodrës ndërhyri duke bërë të mundur pastrimin e territorit në lagjen “Tepe”, që ishte i ndotur masivisht nga mbeturina të shumta.
Mbetje të shumta urbane, por edhe të tjera ishin të grumbulluara aty prej kohësh, duke krijuar shqetësim për komunitetin.
Megjithatë, sërish banorët kanë nisur t’i hedhin mbeturinat në tokë , duke krijuar një situatë aspak të këndshme për syrin e çdokujt, por nga ana tjetër duke rrezikuar shëndetin e popullatës nga ndonjë epidemi e mundshme.
Këto pamje i përkasin ditës së sotme. Zgjidhja efikase e këtij problemi kërkon edhe sensibilizimin e komunitetit përreth për dëmet mjedisore që i shkaktohen kësaj zone mjaft të banuar, gjë e cila duket se mungon prej vitesh.
Por jo vetëm banorët, pasi edhe bizneset dhe mjete të ndryshme hedhin në këtë zonë mbetje të shumta.
Lagjja “Tepe”, prej kohësh vijon të mbetet një zonë problematike sa i përket mbetjeve.
Pastrimi i tyre mbetet një sfidë më vete dhe banorët janë të detyruar të bashkëjetojnë mes mbeturinava dhe aromës së keqe që ato lëshojnë.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.