Mbeturinat mbulojnë përroin e Banushit / Asnjë ndërhyrje për largimin e mbeturinave nga kjo zonë

mbeturinat perroi i Banushit
Problemi i ndotjes së përroi të Banushit nuk po merret me seriozitetin e nevojshëm, përkundrazi vazhdon të jetë një problem i pazgjidhur dhe burim infeksioni për banorët që jetojnë afër këtij përroi.
Ata shprehen tepër të shqetësuar që akoma nuk është marrë asnjë masë për zgjidhjen e këtij problemi.
Ndërsa me rikthimin e reshjeve, situata si shkak i depozitimin të inerteve në shtratin e këtij përroi bëhët problematike sa i takon përmbytjeve
Menaxhimi i mbetjeve vijon të jetë një sfidë për Bashkitë e qarkut të Shkodrës. Ndonëse është ndërhyrë shpesh herë për largimin e tyre nga zonat problematike situata ende nuk ka marrë zgjidhje.