Mbeturinat mbushin brigjet e Kirit/ Situata vijon të jetë shqetësuese prej shumë kohësh

inerte
Lumi Kir rrezikon të humbasë gjithçka nga natyrshmëria e tij. Mbeturinat urbane dhe inerte kanë pushtuar brigjet e këtij lumi veçanërisht në zonën periferike të qytetit të Shkodrës.Banorët që jetojnë në afërsi të brigjeve të ndotura të Kirit jashtë kamerave thonë se depozitimi i mbetjeve është një fenomen që vijon prej vitesh dhe askush nuk po përpiqet për ta frenuar.
Hedhja pa kriter e mbeturinave në brigjet dhe shtretërit të lumenjve shihet edhe si një nga faktorët që ndikojnë në dëmtimin e argjinaturave dhe erozionin e tokave në zonën e Nënshkodrës.