Mbeturinat në trotuare/ Banorët: Prej 1 javë kjo gjendje, apel për ndërhyrje
Ditët e fundit panorama që ofrohet nga zona të ndryshme të qytetit dhe njësive administrative është e tillë.
Kontinierë të pa pastruar prej ditësh veçanërisht në zonën e fermentimit dhe në fshatin Bardhaj të njësisë administrative Rrethina! Banorët thonë se pastrimi atje nuk është kryer prej një jave, ndërsa kërkojnë më shumë vëmendje nga institucionet vendore për shtimin e kontinierëve. Vetëm pak metra larg këtyre mbeturinave fëmijët e njësisë Rrethina zhvillojnë procesin mësimor. Ku jo vetëm pamja e shëmtuar por edhe era e keqe dhe rreziku nga infeksionet është edhe më i lartë. Ndaj pushteti vendor duhet të monitorojë kryerjen e procesit të pastrimit në territor.