Mbeturinat në urën e Stom Golemit, situata shqetësuese, mungon përgjegjshmëria e qytetarëve

Mbeturina të ndryshme që hidhen në shinat e trenit, poshtë urës së Stom Golemit, po kthehen një një shqetësim të madh për të gjithë. Këto mbetje janë përhapur gjithande,j ku persona të papërgjegjshëm i hedhin në këtë zonë.

Të hedhura ashtu në tokë, askujt tashmë nuk i bën përshtypje,  sepse kjo panoramë është e trashëguar prej vitesh. Përveçse krijojnë një imazh negativ, këto mbetje rrezikojnë të kthehen në burim sëmundjesh, kur jemi në stinën e verës dhe në pikun e të nxehtit. Kanë qënë jo të pakta rastet ku këtyre mbeturinave u është vendosur flaka, si e vetmja mënyrë për t’i asgjësuar. Ndaj, është shumë e domosdoshme që pushteti vendor të marrë masa parandaluese përpara se situata të marrë përmasa më të mëdha.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.