Mbeturinat nuk pastrohen prej kohësh / Boriç i Madh, flasin banorët: Institucionet të marrin masa

mbeturinat boric i madh
Ndonëse trajtohet shpesh në media kanali pranw segmentit që lidh fshatin Boriç i Madh në Bashkinë Malësi e Madhe me rrugën kryesore Shkodër -Koplik vijon të jetë i mbushur me mbeturina.
Mungesa e kontinierëve si dhe mbushja e këtij kanali me mbeturina është kthyer në një shqetësim për banorët, të cilët kërkojnë që të merren masa nga bashkia për largimin e tyre
Pothuajse në të gjithë gjatësinë e tij ky kanal është i mbushur me mbeturina të ndryshme dhe papastërti të cilat duke mos u pastruar ndër vite janë grumbulluar aty duke e kthyer në një vendepozitim mbeturinash.