Mbeturinat problem në Koplik, banorët: Situata është shqetësuese

Kjo është pamja që të ofrohet në qytetin e Koplikut , ku grumbujt e mbeturinave kishin mbuluar kontinierët .
Mbeturinat në qytetin e Koplikut janë ende një problem shumë shqetësues, i cili nuk po merr një zgjidhje përfundimtare.
Banorët thonë se kjo situatë është shqetësuese.
Kur jemi në prag të sesonit turistik, një situatë e tillë është e pa pranueshme ndaj duhet edhe një sensibilizim i qytetarëve për të qënë më të kujdesshëm .
Menaxhimi i mbetjeve vijon të jetë një problem që ende nuk po gjen zgjidhje. Shqetësuese situata nuk është vetëm në qytet, por edhe rrugët nacionale dhe pranë brigjeve të lumejve .