Mbeturinat shqetësuese në periferi  – Banorët nuk respektojnë vendet e caktuara për depozitimin e tyre

Kjo ishte pamja pranë kodrave të Tepes në Shkodër.

Grumbujt e mbeturinave kishin mbuluar krejtësisht këtë zonë duke ndotur edhe ambjentin përreth.

Ndonse është e vendosur tabela informuese për mos depozitimin e mbeturinave në tokë, sërish banorët nuk respetojnë rregullat e caktuara nga Bashkia Shkodër.

Shqetësues është fakti që pranë këtyre mbeturinave vërehet që ushqeheshin edhe bagetitë, ku prodhimi i tyre mund të bëhet i dëmshëm për konsumatorin.

Aksionet e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike për pastrimin e hot- spot-eve nuk kanë munguar, por sërish kjo situatë vijon të jetë problematike, kryesisht në zonat periferike të qytetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.