Lajme

Mbi 100 fëmijë argëtohen në festivalin e futbollit të organizuar nga FSHF

Në kuadër të javës së “Grassroots”, që po festohet në të gjithë Europën, Federata e Futbollit organizoi një festival futbolli me ekipet e Shoqatës Rajonale të Tiranës që i përkasin grupmoshës U-7.

Nën kujdesin e Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë dhe Drejtorisë Teknike të FSHF-së, rreth 100 fëmijë mbërritën sot në “Shtëpinë e Futbollit”, të cilët u argëtuan me njëri-tjetrin duke luajtur futboll dhe duke zhvilluar ushtrime të ndryshme.

Prioriteti i Federatës së Futbollit është mbështetja dhe zhvillimi i futbollit të fëmijëve dhe ky festival synon pikërisht që të ndihmojë në masivizimin e futbollit dhe t’i afrojë sa më shumë ato me lojën më të bukur në botë. Ky është edhe objektivi i këtij festivali, që të sensibilizojë sa më shumë fëmijë që t’i bashkohen futbollit.

Drejtori Teknik i SHRFT, Igli Mumajesi tha se ky nuk do të jetë festivali i vetëm që do të zhvillohet nga FSHF dhe Shoqata e Futbollit të Tiranës, por do të ketë edhe festivale të tjera në vijim. “Nga të gjithë aktivitetet që FSHF zhvillon me fëmijët dhe nga takimet që kemi pasur me Drejtorinë Teknike të FSHF, kemi vendosur që të zhvillojmë një festival futbolli, që është i pari, por që do të pasohet edhe nga festivale të tjera. Ne si SHFRT po zhvillojmë këtë festival sot sepse përkon edhe me javën e Grassroots të UEFA-s. Është një festival që nuk është thjesht aktivitet për fëmijët, por ka si synim të prezantojë dhe të pilotojë edhe sistemin e ri që do të zhvillohet kampionati i ri për moshat U-7” – tha Drejtori Teknik i SHFRT-së, Igli Mumajesi.

Drejtoria Teknike e FSHF-së synon që ky festival të organizohet nga të gjitha Shoqatatat Rajonale në vendin tonë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Nga Allegri te Conte, 4 kandidatë për stolin e Juventusit

Duket se aventura e Thiago Mottës në krye të pankinës së Juventusit do të përfundojë…

8 hours ago

Roma, skuadra që ka grumbulluar më shumë pikë në vitin 2025

Askush nuk po bën më mirë se Roma e Ranierit në Evropë: që nga fillimi…

8 hours ago

Kuqeblutë, triumf i thellë në kryeqytet – Vllaznia e futsallës mundi thellë Partizanin me rezultatin 9 me 2

Kalendari i javës së dytë të Kampionatit të Futsallës e ka vendosur ekipin e Vllaznisë…

8 hours ago

Shqiptarët e diasporës – Greta Rraboshta është shembulli i historisë frymëzuese të integrimit në shtetin belg

Historitë frymëzuese të shqiptarëve në diasporë janë shtuar gjithnjë e më shumë vitet e fundit…

8 hours ago

Korpusi i Paqes vizitë në Pukë – Vullnetarët u njohën nga afër me resurset që ofron zona

Një grup vullnetarësh nga Korpusi i Paqes i SHBA-së, i cili do të angazhohet në…

8 hours ago

Shërbimi i transportit urban – Nis vendosja e stolave pritës pranë stacioneve

Pajisja me stola pritës në vendqëndrimet e urbanëve është kërkesa e qytetarëve shkodranë e veçanërisht…

8 hours ago

This website uses cookies.