Categories: BotaLajme

Mbi 14 mijë shtëpi të përmbytura në Rusinë Qendrore, fillon të ulet niveli i ujit

Më shumë se 14.700 shtëpi të banuara në Rusi kanë mbetur nën ujë nga përmbytjet që nisën në fillim të prillit.

Mbi 14.700 shtëpi të banuara dhe gati 29 mijë shtëpi përdhese janë përmbytur. Gjatë 24 orëve të fundit është rritur ndjeshëm numri,” njoftuan shërbimet operative agjencinë ruse të lajmeve, TASS.

Rajoni më i prekur mbetet Orenburgu me 12.300 shtëpi nën ujë, ndërsa mbahet nën monitorim rajoni i Tjumenit prej frikës së çarjes së digave.

Për shkak të situatës, 38 mijë rusë raportohet se janë evakuar nga zonat më të rrezikuara që prej nisjes së vërshimeve.

Rusia dhe Kazakistani i kanë konsideruar përmbytjet më të rëndat në 80 vitet e fundit.

Kazakistani ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 10 nga 17 rajonet e vendit. Shtatë persona kanë gjetur vdekjen për shkak të përmbytjeve, sipas Ministrisë së Brendshme kazakistanase.

Për ekspertët, shkaqet e përmbytjeve janë të ndryshme, por një prej tyre është shkrirja e rezervës së madhe me dëborë në zonë, ngrirja e tokës – që nuk e lejon të thithë shiun ose dëborën e shkrirë – dhe lëshimi i ujit nga rezervuari lokal. /TASSFox

RTSH Shkodra

Recent Posts

Investime në Dajç – Bashkia Shkodër pastron kolektorin kullues dhe instalon ndriçimin

Bashkia Shkodër po  investon në pastrimin e kolektorit kullues, në fshatin Rrushkull, Njësia Administrative Dajç.…

14 minutes ago

Brdaric: Një sfidë e madhe nesër – Ndeshja me Elbasanin për Kupën, trajneri i Vllaznisë shfaqet i matur

Vllaznia ndeshet sërish me Elbasanin, sërish në “Loro Boriçi”, por kësaj here, për Kupën e…

23 minutes ago

Situata virale – Hysa: Kurba ka pësuar një renie të lehtë

Ky dimër ka qënë i  vështirë për virozat stinore, të cilat kanë prekur thuajse çdo…

27 minutes ago

3 vite luftë Rusi–Ukrainë, Rama: “Autopiloti” i SHBA është fikur, Europa të reflektojë thellë

Europa duhet të ndryshojë qasje për sa i përket Ukrainës dhe të tregohet më diplomatike…

30 minutes ago

Amortizimi i rrjetit elektrik – Banorët e fshatit Mali Hebe: Vazhdimisht kemi shkëputje të energjisë

Shtylla që rrezikojnë të bien dhe tela korenti që janë gati thuajse përtokë. Përveçse kanë…

31 minutes ago

Turizmi sfida për ekosistemin e liqenit – Ambjentalistët: Aktiviteti njerëzor kërcënues për florën dhe faunën e liqenit të Shkodrës

Pikat e njohura turistike të breg liqenit të Shkodrës, Shiroka dhe Zogaj, po frekuentohen gjithnjë…

34 minutes ago

This website uses cookies.