Mbi 1500 gjoba brenda dy javësh / Policia Rrugore e Shkodrës me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve
Policia Rrugore e Shkodrës ka shtuar kontrollet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet. Policia thotë se gjatë 2 javëve të fundit, janë vënë në pranga 4 drejtues mjetesh, janë proceduar penalisht 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 7 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore janë ndëshkuar 764 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, 35 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, 13 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit dhe 41 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. Po ashtu rrugorja ka ndëshkuar 44 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 873 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.Policia rrugore e Shkodrës apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.