Categories: LajmeLajme nga Vendi

Mbi 1500 gjoba brenda dy javësh / Policia Rrugore e Shkodrës me “dorë të hekurt” ndaj shoferëve

Policia Rrugore e Shkodrës ka shtuar kontrollet, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë fashave të orareve me fluks të shtuar në qytet. Policia thotë se gjatë 2 javëve të fundit, janë vënë në pranga 4 drejtues mjetesh, janë proceduar penalisht 21 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi, si dhe janë pezulluar 7 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Gjithashtu, si rezultat i monitorimit të akseve rrugore të qarkut, me shërbime të shtuara dhe me pajisje të logjistikës bashkëkohore janë ndëshkuar 764  drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, 35 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, 13 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit dhe 41 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse. Po ashtu  rrugorja ka ndëshkuar 44 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 873 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.Policia rrugore e Shkodrës  apelon për zbatimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, në favor të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti për sot- Kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat nuk ndryshojnë

Gjatë ditës së sotme (4 mars) moti parashikohet i kthjellët dhe me vranësira të pakta…

29 minutes ago

Zgjedhjet e 11 majit- Shehi dhe Alibej zyrtarizojnë në KQZ koalicionin “Djathtas për Zhvillim”

Pak përpara përfundimit të afatit zyrtar për regjistrimin në KQZ të koalicioneve që do të…

30 minutes ago

Berlin- Panairi i Turizmit, performon “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”, fituese e Fest 63 në RTSH

“Shkodra Elektronike” fituese e Fest 63 në RTSH, që do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në…

32 minutes ago

Panairi Botëror i Turizmit, Rama: Po të doni të ndiheni si perëndi, ejani në Shqipëri!

Panairi më i madh global i turizmit, ITB, ngriti të hënën siparin, duke pasur Shqipërinë…

34 minutes ago

SHBA përshëndet përpjekjet e udhëhequra nga Evropa për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur një përpjekje të udhëhequr nga Evropa për t'i dhënë fund luftës në…

36 minutes ago

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

16 hours ago

This website uses cookies.