Mbi 18 mijë viktima në Gaza
Ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant tha në një konferencë për shtyp se konflikti në Gaza do të vazhdojë derisa Izraeli të arrijë qëllimet e tij, pavarësisht presionit ndërkombëtar. “Lufta do të përfundojë kur të arrihen qëllimet e saj. Unë marr parasysh gjithçka që SHBA kërkon dhe thotë, para së gjithash për shkak të miqësisë dhe gjithashtu për shkak të interesave të përbashkëta”, shtoi ai.
Gallant u shpreh se rritja e intensitetit të sulmeve nga ushtria izraelite në Gaza, do të rrisë shanset për arritjen e një marrëveshje për lirimin e pengjeve nga Hamasi. “Unë besoj se nëse rrisim presionin ushtarak, do të ketë oferta për më shumë marrëveshje për lirimin e pengjeve dhe nëse ka oferta, ne do t’i shqyrtojmë ato”,- u shpreh ai.
Gallant tha se batalionet Jabaliya dhe Shexhaiya të Hamasit në Rripin verior të Gazës janë “në prag të çmontimit”.
Sulmet izraelite në Gaza i kanë marrë jetën deri më tani më shumë se 18 mijë e 250 palestinezëve, ku më shumë se 70% e tyre janë gra dhe fëmijë.
Edhe numri i të plagosurve po ashtu është tepër ii lartë. Sipas Ministrisë së Shendetësisë në Gaza të plagosur janë mbi 49 mijë e 900 persona të cilët po vuajnë mungesën e ilaçeve si pasojë e bllokadës izraelitë që e ka lënë enclavën pa ujë, ushqim, energji elektrike dhe shërbime shëndetësore prej 8 javësh.